Shėnohet 7 Marsi- Dita e Mėsuesit nė kolegjet “Aga Xhite” dhe “Universum”


Nxënësit e kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum”, në solemnitetin e organizuar me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, në orën e madhe letrare, i dorëzuan çmimin “Nxënësit për poetin”, Akademik Mark Krasniqit, veteranit të arsimit dhe poetit të shquar për veprën jetësore në krijimtarinë letrare.

Në kolegjin “Universum” në Prishtinë u mbajt solemnitet rasti për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit me pjesëmarrje të një numri nxënësish krijues të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, të Ferizajt dhe të disa komunave tjera. Në këtë solemnitet mori pjesë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,Z. Ramë Buja. 

Me këtë rast u mbajt dhe ora e hapur letrare “Takimi me poetin” në cilin morën pjesë dhe lexuan krijimet e veta poetë nga Karvani i shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, i cili këtë vit  nga kolegji “Universum” e filloi rrugëtimin e XIII të tij nëpër Kosovë. Mysafirë i veçantë i kësaj ore letrare ishte Akademik Mark Krasniqi – shkrimtar i shquar për fëmijë, të cilit nxënësit e kolegjeve ia ndanë çmimin “Nxënësit për poetin” dhe Mirënjohjen për veprën jetësore në krijimtarinë letrare për fëmijë, të cilat ia dorëzoi kryetari i Këshillit drejtues të kolegjeve, Z. Suat Berisha.

Po ashtu, në këtë solemnitet, u ndanë dhe shpërblimet për nxënësit pjesëmarrës në konkursin letrar të shpallur kohë më parë. Poezia më e mirë u vlerësua “Kutia e gabimëve”, shifra: Rrezja e Besimit, ndërkaq krijimi më i mirë në prozë  u vlerësua “Letër shkëputur nga ditari”, shifra: 4455. 

VIDEO
MANUALI PËR PRINDËR (.PDF)