REZULTATET NGA GARA E DITURISË
Nxënësit e shkollave fillore përfitojnë 800 bursa nga Fondacioni “Aga Xhite”
për shkollim në nivel vendi.
Kolegji “Aga Xhite” në Ferizaj me Njësinë e tij - kolegjin “Universum” në
Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për sigurimin dhe ngritjen e cilësisë
në arsim, në mbështetje dhe të MASHT e të DKA, ka shpallur rezultatet e
Garës së diturisë – “Universiada 2012”.
Në Ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të DKA-ve, nxënës nga 20 komuna me
afro 140 shkolla në nivel vendi.
Gara është organizuar për nxënësit e klasave IX në nivel Republike dhe për
klasat V e VIII në nivel të komunave Ferizaj dhe Prishtinë, duke përfshirë
dhe nxënësit e komunave të përafërta me këto dy qendra komunale.
Me këtë rast Fondacioni “Aga Xhite” ndau 800 për nxënësit pjesëmarrës që
treguan sukses në lëndët: gjuhë angleze, matematikë, gjuhë shqipe e letërsi
dhe shkencat e natuyrës.
Shkarko rrezultatet... ( në formatin Exel )
Lajme të reja
Ngjarje