![]() |
|||
![]() |
|||
|
Organizuar nga “Anglia Network Europe” në Holandë dhe Kolegji Universum në Prishtinë, për herë të parë në Kosovë mbahet: SHKOLLA VERORE “ANGLIA” - 1 javë mësim intensiv të gjuhës angleze në 3 nivele. Në përfundim të shkollës verore, nxënësit marrin CERTIFIKATA NDËRKOMBËTARE nga ANGLIA NETWORK EUROPE. Nxitoni! Afati i fundit për aplikim është 11 Gusht 2008. Programi: Nxënësit ndahen në tri nivele të gjuhës angleze. Gjatë paradites, mbahen prezantime të shteteve anglishtfolëse (Angli, SHBA, Australi, Zelandë e Re), në mesditë pasurim fjalori i gjuhës angleze dhe pasdite lojëra dhe aktivitete. Nxënësve u ofrohet ushqim anglez gjatë drekës në Kolegj. Nxënësit mund edhe të banojnë në konviktin e Kolegjit. Për më shumë informata lidhur me programin, pagesat dhe detajet tjera, kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Kolegjin Universum në këtë adresë:
INTERNATIONAL SUMMER SCHOOL 30 Qershor – 18 Gusht - 2-7 javë mësim intensiv të gjuhës angleze në Chichester College. 1. Film and Literature Studies Nxitoni! Afati i fundit për aplikim është 11 Qershor 2008. Për më shumë informata lidhur me programin, pagesat dhe detajet tjera, kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin Universum në këtë adrese:
Kolexhi "Aga Xhite" merr pjesë në Konferencen vjetore të Global College Network Alejtin Berisha, Menaxher për Bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin Universum, mori pjesë në Konferencën e tetë vjetore, e cila u mbajt në Chichester të Anglisë. Në këtë konferencën morën pjesë shumica e anëtarëve të GCN nga Anglia, Holanda, Suedia, Danimarka, SHBA, Japonia, Korea e Jugut, Tailanda dhe Kina. Konferenca e ardhshme mbahet në Bangkok të Tailandës ndërsa në 2009 nikoqir është Universiteti Universum. Shkolla verore Anglia 2007 Në vazhdën e bashkpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjell me kolegjin Chichester, në fillim të korrikut udhëtuan 10 nxënës të kolegjit Aga Xhite Ferizaj dhe njësisë kolegjit Universum në Prishtinë për në Angli, të cilët do të realizojn për 7 javë programin e shkollës verore Anglia 2007, si projekt mbështetës i programit për certifikim të gjuhës angleze Anglia examination certificate. Nxënësit e këtyre dy kolegjeve, në kuadër të këtij programi bashk me pjesëmarrës tjerë nga më se 50 vende të botës do të realizojn kurse nga gjuha angleze, nga fusha e biznesit, artit dhe fusha tjera.Në përfundim te projektit pjesmarrësit do të marrin qertifikata për kurse përkatëse. Kolegji Aga Xhite edhe në Prishtinë Që nga viti 2005 vazhdon aktivitetin edukativo arsimor, njësia e kolegjit Aga Xhite-KolegjiUniversum në Prishtinë. Kolegji Universum përmban programin e njejt shkollor të Kolegjit Aga Xhitepër këto nivele: shkolla fillore ( klasa I-V ), shkolla e mesme e ulët ( klasa VI-IX ) dhe shkolla e mesme e lartë ( klasa IX-XIII ), me po të njejtat drejtime. Kolegji Universum funksionon në kompleksin e Qendrës Universitare Universum(lagja Veterrniku p.n. përball Grand Store), si subjekt i veqantë nga Universiteti Universum. Në kuadër të kampusit funksionojn gjithashtu të gjitha shërbimet, sikurse në kolegjin Aga Xhite, duke përfshir lokalet mësimore , kabinetet dhe laboratoriumet, ambulanca shkollore, sallat për rekreacion dhe aktivitete sportive, restoranti shkollor, strehimi konviktor, qasja në internet si dhe bibloteka shkollore. (bashkangjiten foto të objektit dhe ambiente të mbrendhsme, bibloteka, etj.) Aplikimet dhe konkurimi për njësin KolegjinUniversummund të realizohen drejtpër drejtë në lokalet e Kolegjit Universumose online duke zgjedhur KolegjinUniversum në Prishtinë. Kushtet dhe kriteret për aplikim janë të njejta si në kolegjinAga XhiteFerizaj, duke përfshirë edhe benefitet e mbështetjes financiare për nxënës të shkëlqyshëm bursa shkollore dhe bursa ndërkombëtare për këmbim nxënësish me kolegje nga Global Colleege Network Diplomoi Gjenerata e dyte –Ceremonia e matures Nënë oragnizmin e Kolegjit “Aga Xhite” nga Ferizaj me 19.05.2007 u mbajt “Ceremonia Matures” së gjeneratës së dytë të Kolegjit “Aga Xhite”.
Kolegjet që tejkalojnë sfidat KOLEGJI "UNIVERSUM", PRISHTINË DHE "AGA XHITE" NË FERIZAJ, DËRGOJNË 10 NXËNËS NË KAMPIN VEROR NË DE HEEN TË HOLANDËS
Në vazhdimësinë e realizmit të programeve të avancuara ndërkombëtare Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite” dërgojnë nxënësit e tyre për pjesëmarrje në kampin veror të organizuar nga “Anglia Network Europe” në Holandë. Nxnësit të cilët do të qëndrojnë në këtë Kamp për dy javë, do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën angleze përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, si dhe të njoftohen me bashkëmoshatar nga Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Anglia. Këto dy institucione të arsimit të mesëm përfaqësohen për herë të dytë nga nxënësit e tyre në Evropë, pasiqë tashmë 12 bursistë të Kolegjeve “Universum” dhe “Aga Xhite” gjenden në Chichester College në Angli në shkollën verore 7 javore të gjuhës angleze.
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kolegjit AGA XHITE “Udhëtuan nxënësit e parë për në Angli”
Si rrjedhojë e bashkëpunimeve ndërkombëtare të deritanishme të Kolegjeve AGA XHITE nga Ferizaj dhe UNIVERSUM nga Prishtina, dje në orët e pasditës udhëtoi për në Angli grupi i parë prej 12 nxënësish, si bursista të shkollës verore 7 javore të gjuhës angleze në Chichester College. Kolegjet AGA XHITE dhe UNIVERSUM në nëntor të vitit të kaluar finalizuan bashkëpunimin e deritanishëm tre vjeqar me këtë Kolegj me një Marrëveshje për Binjakëzim. 2006 3
Korrik 18 Gusht - 7 javė mėsim intensiv tė gjuhės angleze nė -
25 orė mėsimi nė javė.
-
Ekskursion
tėrė ditor ēdo tė Shtune (Londėr, - Kurse
tjera shtėsė (gjatė pasditės) nė kėto lėmi: 1.
Film and
Literature Studies 2.
Vocabulary and
Communication Skills
3.
Grammar
Development
4.
Business
Studies
5.
Project
Work
6. Information Technology 7. Academic Study Skills (IELTS examination available)
8.
Aromatherapy and
Reflexology
9. Art and Design including pottery 10. Cookery Tė gjitha kėto pa
pagesė!!! Vetėm
dymbėdhjetė student dhe nxėnės e kanė tė drejtėn e pjesėmarrjės nė kėtė
shkollė verore, dhe atė vetėm mbi moshėn 16
vjeqare! Shpenzimet e vizės, udhėtimit, dhe strehimit nė Informata shtesė lidhur me shkollėn
dhe shpenzimet e banimit mund tė merrni nė zyrėn e Administratės sė
Kolegjit Universum nė Prishtinė apo nė email adresėn alejtin@universum-ks.org. Duhet
tė keni pasaportė valide sė paku deri nė Dhjetor tė
2006! Nxitoni! Afati i fundit pėr aplikim 14 Prill 2006.
KONFERENCA NDĖRKOMBĖTARE MBI ARSIMIN E LARTĖ Mė 21.03.2006 nė lokalet e Hotelit Grand nė Prishtinė u mbajt Konferenca Ndėrkombėtare mbi arsimin e lartė me temėn: "Arsimi kosovar nė rrjedhat e integrimeve globale-sfidat dhe mundėsitė", e cila u organizua nga Kolegji "Aga Xhite" nė Ferizaj dhe Kolegji Universitar UNIVERSUM nė Prishtinė. Nė ditėn e parė tė kėsaj Konference morėn pjesė partnerėt ndėrkombėtarė - pėrfaqėsuesi i lartė i Zyrės sė Kryeadministratorit - Z. Matthew Hartman, pėrfaqėsues i Kolegjit Chichester nga Anglia - Z. Peter Brown, pėrfaqėsues tė Zyrės Amerikane nė Prishtinė, pėrfaqėsues nga KEDP, Kėshilltar i lartė i MASHT - Prof. Dr. Esat Dauti, Prof. Dr. Musa Limani, Prof. Dr. Muhamet Bicaj, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, pėrfaqėsues nga UP si dhe Drejtorė e nxėnės tė Shkollave tė Mesme tė Kosovės. Kurse nė ditėn e dytė, pėr nxėnės dhe tė interesuarit tjerė, pėrfaqėsuesit nga Rrjeti Ndėrkombėtar "Global College Network" e paraqitėn njė prezentim nė lokalet e Kolegjit Universitar UNIVERSUM nė Prishtinė.
U themelua Unioni i Nxėnėsve tė Mė 16.12.2005 u mbajt Kuvendi Themelues i Unionit tė Nxėnėsve tė Shkollave tė Mesme tė Kosovės - UNSHMK. Kuvendi zgjodhi kryesinė tė pėrbėrė prej 9 anėtarėve. Kjo kryesi e sapoformuar zgjodhi udhėheqėsit e saj. Kryetar u zgjodh Valdrin Hoxha nga Kolegji "Aga Xhite", ndėrsa sekretare u zgjodh Albestina Binaku nga Shkolla e Mesme Teknike "Skender Luarasi", Therandė. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė pjesa dėrmuese e Shkollave tė Mesme tė Kosovės. Pėr rrjedhat e Kuvendit do tė ju informojmė vazhdimisht pėrmes web-sajtit si dhe pėrmes revistės sė Kolegjit "Vizioni i ri".
Mė 9.12.2005 me iniciativėn e Kryesisė sė Rinisė sė Kolegjit "Aga Xhite" u themelua Fondacioni pėr fėmijėt bonjakė dhe skamnorė. Nisma u mbėshtet nga Drejtoria dhe Bordi Administrativ i Kolegjit. Qėllimi i themelimit tė Fondacionit ėshtė ndihma financiare pėr fėmijėt, tė cilėt pėr arsye ēfarė dihen, mėsojnė dhe jetojnė nė kushte tė rėnda ekonomike. Kryetare e kėtij Fondacioni u zgjodh Doruntinė Shala, nxėnėse e kl. XI-Biznes, ndėrsa sekretar Adnan Selmani, nxėnės i kl. XII-Farmaci.
Gjatė vitit shkollor 2005-2006, nė kuadėr tė Kolegjit janė zhvilluar aktivitete tė lira me karakter mėsimor, kulturor e rekreativ - sportiv. Nė sferėn e aktiviteteve tė lira me karakter mėsimor mund tė veēohen:
- ora letrare e mbajtur mė 23 nėntor nė kuadėr tė aktiviteteve tė festave tė nėntorit. Nė orėn letrare u lexuan krijimet e nxėnėsve tė Kolegjit dhe tė nxėnėsve mysafirė nga Gjilani, Vitia dhe Kaēaniku. Nxėnėsja nga Gjilani, Emine Osmani i dhuroi bibliotekės vėllimin poetik "Diell me shumė rreze". Nė kuadėr tė orės letrare u shfaq njė program i pasur me kėngė dhe recitime. Befasi e kėndėshme ishte prezantimi i vargjeve tė shkurtėra, pėrgaditur nga Mr. Fatmir Heda, prof. i gjuhės dhe letėrsisė shqipe. - revista shkollore "Vizioni i ri", nr. 4, 24 dhjetor 2005, i pėrgatitur nga redaksia e kėsaj reviste nėn pėrkujdesjen e profesorėve tė gjuhės shqipe dhe me pėrkrahjen financiare tė udhėheqėsisė sė Kolegjit. - aktivitetet rekreative-sportive: Mė 19.10.2005 nė fushėn sportive tė Kolegjit "Aga Xhite" nė Ferizaj u zhvilluan gara nė futboll dhe nė basketboll midis nxėnėsve tė Kolegjit "Aga Xhite" dhe Kolegjit "Universum" nė Prishtinė.
Vizitat dhe ekskursionet shkollore
Sipas planit orientues tė vizitave dhe ekskurzioneve shkollore ėshtė organizuar: - Vizita nė Shpellėn e Mermertė nė Gadime - Vizita nė Qendrėn Memoriale tė Jasharajve nė Prekaz. Gjatė kėsaj vizite nxėnėsit ndėgjuan me vėmendje njė orė historie pėr luftėn dhe sakrificėn e Adem Jasharit me familje pėr lirinė e Kosovės. - Vizita nė Prizren, ku ėshtė vizituar Shtėpia e Lidhjes sė Prizrenit.
Mė 5 Nėntor u organizuan Tribunat tematike me temė: "Mos e lini dhėmbin tė vajtojė " dhe "Duhani dhe alkooli" tė udhėhequr nga Dr. Drita Demiri, specialiste e Mjekėsisė familjare dhe Imer Tifeku, profesor i sociologjisė.
Ferizaj, 6 Shkurt 2006 Drejtoria e Kolegjit "AGA XHITE" |
|||
![]() |
|||